×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është 34-vjeçari që u vra me armë zjarri, u gjet i vdekur pranë banesës

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 19:28

    Del fotografia e 34-vjeçarit Kreshnik Dashaj, që u gjet i pajetë ditën e sotme, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, pranë banesës së tij.

    Viktima është personi që “BalkanWeb” sjell më poshtë, ndërsa dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

    Disa orë pas ngjarjes, policia doli me njoftim zyrtar, ku tha se pas hetimeve paraprake, në trupin e 34-vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës, është konstatuar një plagë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

    34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal. Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!