×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është 37-vjeçari shqiptar që vdiq nga koronavirusi

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 12:06

    Një 37-vjeçar nga Elbasani, i identifikuar si Elton Gegolli ka vdekur si pasojë e koronavirusit.


    Gegolli ishte i shtruar prej 10 ditësh në spital, por gjendja e tij është rënduar së fundmi, duke ndërruar jetë ditën e sotme.

    Mësohet se i riu, Gegolli ishte ndjekur nga mjekët në Elbasan pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, por pasi gjendja e tij u përkeqësua me kalimin e ditëve, ai u dërgua në Tiranë ku u shtrua në spitalin Covid/2.

    37-vjeçari raportohet se nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!