×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është i riu shqiptar që u vra në Gjermani

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 21:39

    Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra sot në Volfsburg të Gjermanisë, pasi një person nga një automjet në lëvizje, qëlloi gjashtë herë në drejtim të të riut.


    Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

    Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve.

    “Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar. Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes.

    Autoritetet policore thonë se po hetojnë në disa pista për ngjarjen. Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!