×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është mesazhi i Gent Cakajt për shënimin e 70 vjetorit të themelimit të NATO-s

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 21:22

    Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thotë se ministeriali i NATO-s në Uashington kësaj radhe nuk ishte vetëm afirmim i unitetit të brendshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, shkruan Reporteri.net.


    “Shënimi simbolik i 70 vjetorit të themelimit të NATO-s ishte edhe moment reflektimi për përpjekjen shumëdekadëshe të kësaj ndërmarrje në shërbim të vlerave themeltare të demokracisë përballë kërcënimeve të tiranisë komuniste. Për më shumë, duke qenë se ky ministerial përkoi edhe me 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ai ishte edhe një tregues i fuqishëm i transformimit rrënjësor institucional të Shqipërisë ndër vite dhe dëshmi e kursit të saj të patjetërsueshëm euroatlantik”, shkruan Cakaj në Facebook.

    Ai më tej thotë se Shqipëria sot është kontribuese aktive në NATO me angazhime të veçanta (mes tjerash) në Kosovë, Afganistan, Letoni dhe Detin Egje.

    “Dikur vendi më i izoluar në Europë, Shqipëria tashmë është kthyer në një kontribut-dhënëse përmbajtësore në sigurinë botërore dhe mbështetëse e pakursyer e vlerave euroatlantike. Krenar që jemi NATO! #WeAreNATO”, ka shkruar Cakaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!