×
  • Lajme
  • Shqipëria

    LAJMI I FUNDIT: Atentat ndaj prokurorit shqiptar, janë disa të plagosur

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 17:38

    Një përplasje me armë zjarri u shënua para pak minutash në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit.


    Nga të dhënat e para raportohet se i është bërë atentat prokurorit Arjan Ndoja.

    Mësohet se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë, ndërsa mes dy mjeteve ka pasur shkëmbim zjarri.

    Nga ngjarja përveç prokurorit kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur te mbikalimi i Shkozetit.

    Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.

    Lajm në zhvillim…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!