×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lekut të brisht që të grisej në dorë i erdhi fundi, Shqipëria po sjell kartmonedhat e reja

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 13:34

    Prerjet e kartëmonedhave shqiptare do të ndryshojnë dhe këto që qarkullojmë aktualisht nëpër duar do të na shërbejnë vetëm për nostalgji ose nëse koleksionojmë kartëmonedha. Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, prezantoi  prerjet e reja të kartmonedhave, me një dizajn të ri dhe elemente sigurie të përmirësuara.


    “Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjoja e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartmondedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

    U deshën 4 vite punë për të realizuar këto kartmonedha të cilat do të qarkullojnë gradualisht në treg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!