×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit, PD gris fletët, Rama i mbledh, LSI voton kundër

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 18:40

    Lindita Nikolla u zgjodh si kryetare e Kuvendit, me 79 vota, që nënkupton një rrjedhje votash përtej mazhorancës.


    Ndërkohë që në Kuvend po votohej në mënyrë të fshehtë propozimi i Nikollës si kryetare të atij institucioni, nuk munguan disa sinjale interesante edhe tek vendimi për të votuar ose për ta djegur atë të drejtë.

    Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur të grisin fletën e votimit, ndërkohë që një qëndrim i tillë nuk pasqyrohet tek disa nga aleatët opozitarë.

    Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën e votës, ndërkohë që diçka e tillë u vu re edhe nga Monika Kryemadhi dhe Flamur Çela të LSI-së, që deklaruan më pas se votuan kundër.

    Ndërkohë, lideri i mazhorancës Edi Rama gjatë votimit të tij me një akt demonstrativ ka zgjedhur të mbledhë votat e grisura nga opozita, duke ia dorëzuar deputetit të PD-së Belind Këlliçi.

    Menjëherë pas shpalljes së Nikollës si kryetare e Kuvendit, opozita ka zgjedhur të braktisë sallën e Parlamentit, duke mos qenë të pranishëm gjatë fjalës së kreut tëri të atij institucioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!