×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Llapjani transportonte armë nga Serbia për në Shqipëri, i fshihte në motorr të veturës

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 18:03

    Një 51-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia. Në automjetin e tij janë sekuestruar edhe 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.


    51-vjeçari u kap duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

    Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motorr, kabinë, bagazh e kroskot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!