×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Lot gëzimi” Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 12:06

    Anida, një grua me aftësi ndryshe është bërë nënë për herë të dytë mëngjesin e sotëm, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.


    Lindja ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni.”

    Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebbok.

    “Një Mrekulli! Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë,” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!