×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lulzim Basha për Ibrahim Rugovën: Yll polar për të ardhmen e Kosovës

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 9:32

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e vdekjes së tij.


    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Rugova ishte shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne.

    “Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

    Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, shkruan Basha.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!