×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lushnja i nënshtrohet dezinfektimit me grafik, do veprohet çdo tre ditë

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 12:51

    Fillimi i muajit gusht ka pasur një numër të shtuar të të prekurve me Covid 19 në qytetin e Lushnjes.


    Qytetarët nuk zbatojnë protokollin e ministrisë që përcakton distancimin fizik, vendosjen e maskave dhe grumbullimet masive.

    Në këto kushte, pushteti vendor ka nisur disinfektimin e ambienteve publike, kryesisht parqet e qytetit ku grumbullohen pensionistet, po ashtu edhe zyrat e shërbimeve, të administratës, dhe spitale.

    Zëvendës drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Gazment Çela, shprehet se puna është ndërtuar me grafik për të dezinfektuar të gjitha lagjet e qytetit.

    “Duke filluar që nga dita e sotme, kemi hartuar një program pune nga bashkia dhe Ndërmarrja e Pasurisë Publike, për dezinfektimin e qytetit, sidomos ku ka shumë popullsi, por edhe grafik lagjesh e intitucionet shtetërore. Grafikët e lagjeve i ndajmë mw ditë, të paktën të kalohet 1 herë në 3 ditë çdo ditë. Sot kemi vetëm ambientet publike, dhe lulishtet, ku rrinë njerëzish, por sidomos pensionistët”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!