×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Ma bëni hallall” – djali zbulon letrën që i la babai pak para se ta vriste veten

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 13:39

    Më 16 janar ndodhi një ngjarje e rëndë në fshatin Vërkez të njësisë administrative Zall Herr. Kryefamiljari i familjes Kodra, Xhevati vendosi që t’i jepte fund jetës për shkak të problemeve me pronat.


    Duket se ai e kishte mirëmenduar këtë akt ekstrem, pasi atij i janë gjetur dy letra. Në njërën prej tyre shkruhej: “Le ta ndjekë policia çështjen, jam i sëmurë dhe gjithë këtij problem nuk i bëj më dot ballë. E bana këtë vetëm nga gjyqi… e kam problemin… ju them 2 çunave që të bashkohen. Gru ma bën hallall, fëmijëve ju vaftë Zoti mbarë, ma bëni hallall. Shtëpinë e vjetër jepja Bujarit e unë ika”.

    Sot, djali i të ndjerit, Flogerti, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku shprehet se i ati nuk i kishte lënë për asnjë moment të kuptonte se do bënte një gjë të tillë.

    “Babai kishte shumë stres vetëm për një gjyq. Atë tokë e kam shitur me kohë prej vitesh. Nuk jam person që kam vjedhur, i kam të gjitha dokumentet që ka lënë babi. Nuk është tokë e mirë, por problematike. Kemi 5 vite nëpër gjyqe. Shkon plaku 85 vjeç dhe nuk i japin përgjigje asnjëherë”, tha ai.

    Ndërsa duke folur për ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, Flogerti shprehet se babai i tij doli nga ora 8 e mëngjesit dhe i ka thënë: “Rri i qetë, mos u mërzit. Doli në Kamzë, ku e kanë gjetur të vdekur. E ka gjetur një djalë dhe ka marrë ne telefon policinë. Nuk e kam parë fare, se nuk më ka lënë policia”.

    Djali beson se shkaku që Xhevdeti ka marrë një vendim të tillë është vetë gjyqi, depresioni që i ka sjellë ky gjyq.

    “Nuk më la asgjë për të kuptuar kur iku. Mori në telefon mamanë nga ora 10 dhe i ka thënë: “Mos u mërzitni, të jeni mirë”. Unë e kam patur shok, jo baba. I thosha që të mos mërzitej dhe ai thoshte: “Ma plasën shpirtin”. Kush ka paditur”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!