×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Majko shpreh votën pro shkarkimit të Metës: Më rëndon, është raporti me të vërtetën

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 13:52

    Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme votën pro shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta.


    Majko u shpreh se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, teksa pranoi se kjo votë pro shkarkimit i rëndon shumë por në thelb mbetet raporti me të vërtetën.

    “Mendoj që të gjithë kolegët deputetë pa pasur parasysh zhvillimet ka një perceptim për presidentin. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij.
    Pozita ime e vështirë.
    E mora fjalën për të shprehur votën tim pro shkarkimit, votë që sigurisht më rëndon shumë, por në thelb ka raportin me të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Është momenti i shkarkimit të Presidentit dhe do të kalojë në 1000 filtra. Kjo që do të prodhohet sot do të kalojë në filtrat e juristëve me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. Do votoj pro, për të tjerat të na gjykojë koha”, tha Majko.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!