×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

    Reporteri
    04 Korrik 2020 | 20:37

    Një 24 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhr në rrugën e Zallbastarit, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet G.M.


    Sipas informacioneve të policisë mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Rrapi” dhe për pasojë ka humbur jetën personi që ndodhej si pasagjer brenda tij. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar me incialet K.M, ka mbetur i plagosur.  Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Njoftimi i policise 

    Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!