×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Marius Dema pasi vrau shokun e ngushtë: Po luaja me armën, nuk e dija se kishte plumba brenda

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 14:25

    Rëndohet akuza për Marius Demën, 28-vjeçarin i cili ekzekutoi me armë shokun e tij të ngushtë Mehmet Qema, mesnatën e ditës së djeshme në lagjen 5 Maji.


    Krahas akuzës për vrasje mbi të rëndojnë dhe akuzat e ‘Fshehjes së provave të krimit’, ‘Largimit nga vendngjarja’ dhe ‘Aktivitetit të paligjshëm’.

    Dema rezulton qeramarës i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

    Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 28-vjeçari pohoi se arma nuk ishte e tija dhe e kishte sjellë në tavolinë viktima, Mehmet Qema.

     

    Në atë momente ai kishte filluar të lozte me pistoletën dhe sipas deklarimit të tij kishte qëlluar aksidentalisht mbi shokun e ngushtë.

    “Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë Dema.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!