×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Marrin fund ditët me diell, në këtë ditë fillojnë reshjet e shiut në Shqipëri

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 16:06

    Duket se ditëve të ngrohta me diell u ka ardhur fundi, duke i lënë vendin reshjeve të shiut e temperaturave më të ulëta.


    Sipas Meteoalb, java që vjen do të sjellë ulje të temperaturave duke shënuar rreth 6-7°C më pak se vlerat e kësaj fundjave, ndërsa të mërkurën dhe ditët në vijim, priten edhe reshje shiu.

    “Kjo fundjavë mbetet me kthjellime, por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje. Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave, por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor. Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!