×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Masakrimi me sëpatë i shitësit të bananeve, flasin nga policia

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 15:03

    Një ngjarje makabre ka tronditur para pak minutash Shqipërinë.


    Një shitës i bananeve është goditur për vdekje në kokë me një sëpatë, teksa ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik të madhe tek qytetarët, shkruan lajmi.net.

    Për rastin kanë dhënë detaje edhe policia shqiptare, teksa kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

    I dyshuari është arrestuar.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

    Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

    Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!