Mbërrijnë në Shqipëri edhe 18 mijë e 720 doza të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur në vendin tonë përmes aeroportit “Nënë Tereza” 18,720 doza të vaksinës Pfizer.


Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se numri total ka shkuar në 1,238,790 doza.

Rama: Aeroporti “Nënë Tereza” 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë, me herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vaksinimi do të vazhdojë në vend edhe me njësi lëvizëse.