×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i ushtarakut shqiptar që humbi jetën në Letoni

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 13:42

    Në orën 13:00 avioni ushtarak solli në Shqipëri arkivolin me trupin e pajetë të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik.


    Ne ceremoninë ushtarake te pritjes ishin familjarë, miq dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

    Përcillet me nderime nga Letonia, trupi i major Tanushit mbërrin në mesditë në Tiranë

    Nga Letonia, komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.

    Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “enhanced Forward Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.

    Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

    Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!