×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbeti i vrarë në atentatin ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut padit në GJKKO dy të pandehurit

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 11:59

    Familja e Andi Malokut, i mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arian Ndoja, ka kërkuar më Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.


    Ndërkohë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme dështoi sërish, për mungesë të avokatëve.

    I thirrur në këtë seanca ishte dhe prokurori Arian Ndoja, por edhe ai nuk u paraqit. Procesi për atentatin e bujshëm ndaj Prokurorit dhe dy personave të tjerë pritet të gjykohet në themel, por dy seancat e para kanë dështuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!