×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me drogë me vete dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 13:44

    Policia ka arrestuar një person dhe ka proceduar një tjetër në kryeqytet të cilët akuzohen të kenë lidhje me lëndër narkotike.


    Gjatë një kontrolli nga ana e policisë në Kombinat, E. D, 27 vjeç, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërkohë personit tjetër që u procedua, A. D, 43 vjeç, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike metadon.

    Përveç kësaj gjatë kontrollit dy personat në fjalë kanë kundërshtuar policinë dhe për këtë arsye do të përballen me akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Ndërkohë në pranga është vënë edhe një 25-vjeçare me inicialet E. R, pasi akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. 25-vjeçarja në fjalë dyshohet se në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!