×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me maskë antiCOVID, ky është shqiptari që ekzekutoi një italian

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 8:19

    Paulin Meçaj është shqiptari që së bashku me vëllanë vranë ish-bankierin italian në pension, teksa po bënte një tërheqje nga një ATM. 31-vjeçari është arrestuar ndërsa vëllai është ende në kërkim.


    Shqiptarët të maskuar me maskë anti-covid e monitoruan të moshuarin në Leçe dhe në momentin që po tërhiqte shumën e sulmuan duke e qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.

    Gruaja e 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, por edhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur identifikimin e shqiptarëve, teksa mediat italiane kanë publikuar edhe foton e Paulin Meçajt, që e kreu vrasjen në bashkëpunim me vëllanë. /Abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!