×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me një apo dy lista? Basha zbulon skenarin e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 19:03

    I ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 Basha ka theksuar se objektivi që ka sot opozita shkon përtej sinoreve të partive opozitare, prandaj ajo është e bashkuar në çdo aspekt, përfshirë edhe taktikat se si do të hyjë në zgjedhje.


    Ai shton se PD nuk është vonë me përzgjedhjen e kandidatëve apo me fushatën, madje konstaton se opozita është muaj përpara PS sa i përket kësaj të fundit në terren.

    “Nuk Ka asnjë diskutim që opozita është e bashkuar dhe do të vijojë që të jetë e bashkuar me atë që duket një ortek i zemërimit qytetar për të sjellë me çdo kusht ndryshimin. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më as 4 muaj me dështimet dhe me premtimet e pambajtura të Edi Ramës që janë shkaku i vërtetë i krizës ekonomike, i varfërisë dhe i papunësisë.”, tha Basha.

    Por si funksionon koalicioni në Lëvizjen Socialiste për Integrim, a ka një program të përbashkët? tën tonë qeverisje,

    “Pjesë të këtij programi ka kohë që Partia Demokratike I ka diskutuar me grupet e interesit, në veçanti aspektin ekonomik të programit, taksën e sheshtë, subvencionet për fermerët, planin tonë për arsimin. Në kushtet e pandemisë kemi shpalosur dhe disa aspekte të planit tonë për shëndetësinë dhe ky dialog, ky diskurs me qytetarët do të vazhdojë pa reshtur me qëllim kryesor ofrimin e një alternative të zbatueshme që do të jetë dhe baza e qeverisjes së nesërme. Një qeverisje për njerëzit dhe jo për veten që është dhe kontrasti me i madh, është ndryshimi themelor me qeverisjen aktuale e cila dhe në ditët e saj të fundit vazhdon t’i shërbejë vetes së saj me një kosto të madhe për jetën dhe shëndetin e njerëzve në kushtet e pandemisë dhe të krizës që ajo ka shkaktuar.Opozita është e bashkuar ne çdo aspekt, në aspektin e strategjisë, të programit, të taktikave.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!