×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mediat greke: Identifikohet vrasësi i 20-vjeçares, është shqiptar

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 15:39

    Mediat greke shkruajnë se autori i vrasjes makabre të 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi është me origjinë shqiptare.


    Sipas medias greke “Espresso”, bëhet fjalë për një kriminal të njohur për drejtësinë, i cili ka qenë dënuar për tentativë vrasje, formim të një organizate kriminale, grabitje dhe një sërë krimesh të tjera.

    Së fundmi, sipas mediave greke, ai ishte liruar nga burgu. Shqiptari, një prej grabitësve që hyri në shtëpinë e çiftit dhe që njihej nga policia si “burri i shkurtër”, është 1.70 cm dhe zeshkan.

    20-vjeçarja me origjinë britanike është torturuar dhe vrarë para vajzës së saj 11-muajshe në Greqi, ku jetonte së bashku me bashkëshortin e saj shtetasin grek, Babis Anagnostopoulos.

    Caroline Crouch u vra teksa ishte në një shtëpi në Glyka Nera të Athinës. Sipas policisë greke, 3 persona të armatosur hynë në shtëpinë e familjes rreth orës 05:00 të mëngjesit, lidhën 33-vjeçarin, torturuan për rreth një orë 20-vjeçaren për të treguar se ku ndodheshin gjërat me vlerë, para se ta vrisnin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!