×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mediu: Rama shpopulloi Shqipërinë

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 13:25

    Papunësia dhe largimi masiv i të rinjve nga vendi kanë qenë kryefjala e kryetarit të PR, Fatmir Mediu, gjatë takimit me mbështetës të njësisë nr 10 në Tiranë.


    Mediu akuzoi Ramën se ka shpopulluar Shqipërinë si pasojë e regresit ekonomik që vendi ka pësuar në këto tetë vite nga keqqeverisja.

    “Në çdo 5 të rinj 3 janë pa punë. Me pandeminë është rritur papunësia akoma më shumë. Mbi 490 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Po ashtu borxhi publik është rritur me shifra katastrofale. Borxhi publik ka shkuar mbi 80 për qind”, ka deklaruar ai.

    Mediu theksoi se si pasojë e keqqeverisjes borxhi publik është rritur në 80 për qind të prodhimit të brendshëm bruto duke prekur një shifër katastrofike. Ndaj tha ai vota e 25 prillit do të jetë mundësia më e mirë për të ndryshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!