×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merkel: Gjermania pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por disa vende kanë rezerva

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 15:29

    Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi sot se nuk është arritur vendim unanim për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë.


    “Janë disa vende që kanë rezerva. Ne kemi diskutuar në lidhje me këtë. Patjetër që do të zhgënjehen, si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë”, tha Merkel.

    “Unë e mbështes në një pikë presidentin Makron sa i përket procesit të zgjerimit që duhet reformuar”, u shpreh kancelarja.

    “Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave deri tek ndryshimi i emrit. Ka qenë progres i madh. Edhe Shqipëria ka bërë progres. Mendoj që Shqipëria ka bërë shumë progres, por nuk na ka bërë të marrim një vendim unanim sa i përket Shqipërisë”, tha ajo./atsh/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!