×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merkel inkurajon Ramën për rolin në ndërmjetësimin mes Turqisë dhe Greqisë

    Reporteri
    13 Janar 2021 | 23:16

    Kancelarja gjermane Angela Merkel inkurajon kryeministrin Edi Rama për rolin e ndërmjetësimit mes Turqisë dhe Greqisë. Kjo është konfirmuar nga gazeta Bild, e cila shkruan se kryeministri Edi Rama do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre, të tensionuar pas mosmarrëveshjeve për ishujt në Detin Egje dhe tensionet për hidrokarburet në Mesdheun Lindor.


    Sipas BILD këtë e ka inkurajuar edhe vetë kancelarja gjermane Merkel, që kryeministri Rama të përpiqet të bashkojë krerët e Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze.

    “Kancelarja e inkurajoi personalisht atë. Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, të përpiqet të bashkojë krerët të Turqisë dhe Greqisë rreth një tryeze. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar”, shkruan Bild.

    Roli i ndërmjetësuesit mes dy vendet i kryeministrit Rama u konfirmua më herët edhe nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili i bëri ftesë Greqisë për mbajtje të bisedimeve në Tiranë. Nga ana e saj Greqia tha se mirëpret bisedimet, ndërsa tha se ato do të zhvillohen në Stamboill më 25 janar 2021.

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi vizita në Turqi dhe Greqi, ku duket se është investuar për të mundësuar një dialog të mundshëm mes dy vendeve ballkanike pas tensioneve të mëdha që kanë pasur me njëra-tjetrën.

    Pas vizitës dy ditore në Turqi më 6 dhe 7 janar, ku kryeministri Rama u prit me ceremoninë dhe nderimet më të larta shtetërore nga presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ai fluturoi direkt për në Athinë ku zhvilloi takime me me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe me homologun Kyriakos Mitsotakis.

    Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan dukshëm pas nisjes së fushatës kërkimore për hidrokarbure të anijes turke Oruç Reis në Mesdheun Lindor por edhe përcaktimi i kufijve detarë që prekin ishujt në Detin Egje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!