×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mesazhet e koduara mafioze, 11 makina të djegura brenda 3 muajsh në Shqipëri

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 16:52

    Dy automjete u dogjën këtë javë në Vlorë, duke e çuar në katër numrin e ngjarjeve dhe në 11 atë të makinave të shkrumbuara vetëm për tre muajt e parë të këtij viti.


    Së bashku me shpërthimet me tritol pa pasoja në njerëz konsiderohen si atentate paralajmëruese në Vlorë.

    Në 2 vitet e fundit janë shënuar 23 të tilla, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

    Por në asnjë rast hetimi nuk ka përfunduar me autorë të arrestuar.

    Policia e Vlorës nuk ka hetues të specializuar në këtë fushë ndërsa pengesë është edhe fakti se laboratori i vetëm për gjurmë daktiloskopike ndodhet në Tiranë, shkruan ora news.

    Nga ana tjetër, as objektivët e këtyre sulmeve nuk tregohen bashkëpunues.

    Hetuesit argumentojnë se djegia e makinave apo vendosja e tritolit janë mesazhe të koduara që lënë pak gjurmë dhe nuk mund të zbardhen pa bashkëpunim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!