×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mësohen 28 diplomatët që i shkarkoi ministri Gent Cakaj

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 10:01

    Plot 28 diplomatë mësohet të jenë lëvizur nga detyra nga ministri i ri i Jashtëm Gent Cakaj.

    Ky i fundit e ka argumentuar vendimin me faktin se personat në fjalë nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

    Nga detyra do të lirohet Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër. Lirohet nga detyra në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë, Fatjon Demnderi. Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

    Ndërkaq, edhe Xhuljeta Keko largohet nga detyra që mban në Ambasadën shqiptare në Hagë. Në Bruksel ndërkohë shkëputen nga detyra Inida Methoxha nga Turqia dhe Bruna Koço.

    Ndërsa në Bullgari lëvizin: Ardian Mara, Bruksel; Adhurim Resuli, Vjenë dhe Novruz Çeta e Sarandi Napo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!