×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta dërgon në “Venecia” Kodin Zgjedhor, Varhelyi: Kuvendi duhet të presë përgjigjen

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 14:12

    Komisioneri Evropian Për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhori i është drejtuar Komisionit të Venecias.


    Varhelyi në një postim në Twitter thotë se beson që Venecia do i kthejë shpejt përgjigje palëve të interesuara në Shqipëri me këshilla për këtë çështje.

    Ndër të tjera në reagimin e tij komisioneri ka kërkuar nga parlamenti që të presë opinionin e Venecias në lidhje me ndryshimet në kodin Zgjedhor.

    “Unë besoj se Komisoni i Vencias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë . Mezi po pres për të parë zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021”,shkruan Varhelyi./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!