×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta e fton në takim, Rama: Jam i zënë, kemi zgjedhje

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 22:09

    Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku e fton nesër në takim për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.


    Në letrën që ka zbuluar vetë kreu i qeverisë, Presidenti i shkruan se është në gatishmëri për të pritur kryeministrin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të mesditës në zyrën e tij.

    Por përgjigja e Edi Ramës ka qenë e shkurtër dhe e prerë ‘Kemi zgjedhje, jam i zënë’. Kryeministri thotë se ndodhet në fushatë sipas dekretit presidencial ku 30 Qershori është përcaktuar si datë zgjedhjesh, raporton shqiptarja.com.

    “Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim” shkruan Rama në një postim në Twitter, shoqëruar me letrën që i ka dërguar Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!