×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: E papranueshme dhuna ndaj banorëve të “Unazës së Re”

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 15:20

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas përplasjeve mes banorëve dhe policisë në zonën e quajtur te “Astiri” në Tiranë.


    “E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme”.

    “Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!