×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Kemi ende shumë për të mësuar nga themeluesit e BE-së

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 12:24

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale, një pjesë të shkurtër të fjalës së tij në Samitin e Liderëve të Brdo Brijunit që po mbahet në Tiranë.


    Ai ka thënë se kemi ende për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Evropian.

    “Vendet tona kanë ende shumë për të mësuar nga themeluesit e Bashkimit Evropian dhe filozofia e këtij projekti historik, mbi çfarë mund të konsiderohen ide pionere, nxitëse të një epoke të re të bashkëjetesës në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në rrjetin e tij social Facebook.

    Presidenti Meta ka organizuar në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!