×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta-Ramës: Po mora edhe Doktorin e Madh nuk ka spital që ju bën derman

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 15:49

    Presidenti Meta përmes një publikimi në Facebook, i është drejtuar kreut të maxhorancës me tone të ashpra dhe jo pa ironi, ndërsa i thotë se rrezikon t’i marri edhe grupin e tij parlamentar.


    Duke publikuar një baner elektoral të vendosur në qytetin e Gjirokastrës, Meta i thotë Ramës të mos e detryrojë të hyjë në zgjedhje vërtet, sepse do të mbetet pa grup parlamentar.

    “Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!