×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta takon ish-presidentin Clinton

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 14:41

    Pjesë e festimeve për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.


    Ai ka shpërndarë disa foto nga ceremonia festive në Prishtinë, ndërsa falenderon SHBA-të dhe NATO-n për kontributin.

    “Gëzuar 20-vjetorin e lirisë Kosovë e dashur! Falënderim dhe mirënjohje përjetë SHBA, NATO-s dhe Presidentit Klinton!”, shkruan Meta.

    Në prani të krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, si dhe të ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, me të cilët u takua përzemërsisht, Kreu i Shtetit shqiptar mori pjesë në tubimin madhështor të zhvilluar në sheshin qendror të Prishtinës, që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

    Gjatë këtyre ceremonive shtetërore, u përkujtua me madhështi 20-vjetori historik i hyrjes së trupave të Aleancës së Atlantikut Verior në Kosovë, duke i dhënë fund genocidit të makinerisë ushtarake të Millosheviçit dhe spastrimit etnik, si dhe duke u dhuruar qytetarëve të Kosovës lirinë e shumëpritur.

    Gjatë këtyre aktiviteteve, Presidenti Meta,  u takua përzemërsisht me qytetarë të shumtë të Prishtinës, të cilët i uroi për këtë të ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!