×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mijëra shqiptarë nisin marshimin drejt kryeministrisë

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 18:12

    Mijëra shqiptarë janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.


    Të ardhur nga gjithë Shqipëria, qytetarët do të protestojnë mbrëmjen e sotme në bulervadin Dëshmorët e Kombit.

    Protestues nga zona e Unazës së re dhe të njësisë numër 7 janë nisur drejt kryeministrisë.

    Ata mbajnë në dorë një pankartë të madhe me shënimin: Qeveri e krimit, qeveri e korruptuar.

    Ndërsa policia e shtetit ka formuar një kordon për ta mbrojtur objektin e qeverisë na sulmet në rast të eskalimit të situatës, shkruan Reporteri.net

    Rreth 1500 pjestarë të policisë janë të pajisur me maska antigaz, ndërsa në pjesën e pasme të kryeministrisë qëndrojnë 4 autobote me ujë, të cilat mund të përdoren në rast se protestuesit do të tentojnë të sulmojnë institucionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!