×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministri Cakaj kërkon mbështetjen e SHBA-seë në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 21:45

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, z. Philip Reeker .


    Cakaj përmes një postimi në Facebook, ka nënvizuar rëndësinë e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevojën absolute të mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

    Angazhimi i ShBA-ve, sipas tij, do të jetë maksimal në shërbim të realizimit të këtij objektivi.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjiketë thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!