×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministrja nga Shqipëria merr nën përkujdesje katër vajzat që mbetën pa prindër nga aksidenti në Dibër

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 21:39

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka marrë nën përkujdesje katër fëmijët jetimë nga fshati Dovolan i Dibrës, të cilët humbën prindërit në një aksident tragjik para një jave.


    Ajo ka qenë në Peshkopi këtë fundjavë, Xhaçka është takuar me jetimët e mitur, duke ju premtuar shumë shpejt një shtëpi të re të tyren në Tiranë. Xhaçka po ashtu ka thënë se kujdesi i saj do të vijojë në mënyrë të vazhdueshme për të plotësuar çdo nevojë.

    “Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!