×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjekja shqiptare në Gjermani: Çdo pacient me Covid-19 është specifik, trajtojmë dhe problemet psikike

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 20:46

    Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, foli në A2 për trajtimin e pacientëve me koronavirus, si dhe për vaksinën që tashmë është më pranë se kurrë më parë.


    Dollenberg theksoi se çdo pacient me Covid-19 ka specifika të veçanta dhe kërkon një trajtim të veçantë. Ajo theksoi se po synohet që protokollet në Gjermani të aplikohen edhe në Shqipëri.

    “Ne kemi fituar çdo ditë e më shumë njohuri teorike dhe klinike, të cilat kanë vërtetuar që çdo rast është specifik dhe për trajtimet, përveç protokolleve ndjekim dhe historinë e çdo pacienti. Njëkohësisht me problemet trupore që mund të ketë një pacient, trajtojmë dhe ato psikike. Duhet të theksojmë që këto protokolle, të cilat po aplikohen në Gjermani, ne po përpiqemi si mjekë t’ua shtojmë atyre protokolleve që ekzistojnë në Shqipëri në mënyrë që të ecim në hapin e kohës. Në Gjermani kanë treguar se këto protokolle, të paktën e kanë stopuar valën e dytë, pra nuk kemi rritje të numrave. E reja e kësaj vale të dytë është që janë rritur numrat e vdekjeve në reanimacion”, tha Dollenberg.

    Sa i përket vaksinës, mjekja u shpreh se ajo do të japë një ndihmesë të madhe, por nuk krijon imunitet të përhershëm.

    “Ne jemi të lumtur që në Gjermani janë certifikuar dy vaksina, ajo e AstraZeneca dhe e Biontech. Këto vaksina kanë vërtetuar një tolerancë deri në 95%. Prandaj, ne besojmë se vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejt. Në Gjermani do të nisë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Të parët do ta marrin mjekët dhe më pas më të rrezikuarit. Ne kemi tejkaluar dhe vështirësitë logjistike për transportimin e vaksinës. Vaksina do të japë një kontribut të madh, por nuk do të jetë mjeti i vetëm. Të gjithë e dimë se vaksina nuk krijon një imunitet të përhershëm, por të paktën për 6 muaj nuk do të riinfektohemi. Do iu lutesha të gjithë shqiptarëve që të respektojnë të gjitha masat që do të na shoqërojnë dhe në muajt në vazhdim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!