×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjerim në banesat sociale në Tiranë, banorët: Bashkia nuk ka ndërhyrë

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 15:53

    Projekti i banesave sociale është trumbetuar si një tjetër sukses i Bashkisë së Tiranës.


    Banorët edhe pse paguajnë qiranë e parashikuar në kontratë, shprehen se jetojnë në kushte të vështira. Përtej fasadave banesat janë me lagështirë.

    Më shqetësues është fakti se familjet nuk po arrijnë të gjejnë vende pune edhe pse kanë kërkuar shpesh ndihmën e Bashkisë dhe të shtetit.

    Personave në pamundësi financiare për të siguruar një strehë Bashkia Tiranë u ka ofruar si zgjidhje banesat sociale, shkruan oranews.

    Në zonën e Shkozës ata që kanë përfituar thonë se jetojnë mes kushteve të vështira dhe mjerimit.

    Banesat, ndryshe nga çfarë tregon fasada e në shumë raste dhe propaganda e Bashkisë, në brendësi janë të mbërthyera nga lagështira.

    Rita Maksuti në këtë shtëpi jeton bashkë me 6 anëtarë të tjerë, mes tyre edhe dy fëmijë të vegjël. Mjaftoi tërmeti i shtatorit që suvaja në disa prej dhomave të binte përtokë.

    Për të mbajtur banesën duhet të paguajë 9 mijë lekë në muaj, shumë që nuk e përballon dot për shkak të papunësisë. Në zyrat e punës në kryeqytet është drejtuar shpesh por gjithmonë e kanë përcjellë në shtëpi me përgjigje negative.

    “Nuk na le qiraja të ngremë kokën”

    Kushtet ekonomike dhe ato sociale janë thuajse të njëjta nga shtëpia në shtëpi.

    Situata përkeqësohet së tepërmi gjatë stinës së dimrit ku reshjet e shiut depërtojnë brenda banesave.

    “Kushtet janë shumë të këqija”

    “Me lagështirë e kam”

    Përveç kushteve, disa prej banorëve, jashtë kamerave, ngrenë edhe shqetësimin e mosrinovimit të kontratave të qirasë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!