×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momentet para vrasjes së 27 vjeçarit në Tiranë, autori qëndron me armë në dorë afër tavolinës

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 10:21

    Dalin detaje të reja nga vrasja e 27 vjeçarit Mehmet Qema, në rrugën “5 Maji” mbrëmjen e djeshme.


    Sipas burimeve, para vrasjes Qema ka qenë në lokal duke pirë me shokët.

     

    Marius Dema, pasi e ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë qenë shokët e tjerë të cilët e kanë shoqëruar në spitalin “Nënë Tereza.”

    Në spitalin “Nënë Tereza” i kanë thënë që nuk mund ta pranojnë pasi ka plagë arme dhe duhet çuar në spitalin e Traumës.

    Mësohet se Qema gjatë rrugës për në spital ka pasur gjakderdhje dhe në momentin që ka mbërritur te Trauma ka ndërruar jetë.

    Shokët të cilët e shoqëronin e kanë lënë në pavion dhe janë arratisur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!