×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti kur qytetarët neutralizojnë sulmuesin i cili theri me thikë disa besimtarë në një xhami në Tiranë

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 16:57

    Një sulm me thikë ka ndodhur në një xhami në Tiranë, ku kanë ngelur të plagosur 4 besimtarë myslimanë. Kanë qenë vetë besimtarët që kanë arritur ta neutralizojnë sulmuesin, para se të vinte policia për arrestimin e tij.


    Sulmi ka ndodhur në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te rruga e Kavajës.

    Personi që ka kryer sulmin, është identifikuar si Rudolf Nikollaj. Ai fillimisht ka plagosur punonjësin e picerisë, e më pas ka shkuar në xhaminë që ndodhet përballë rrugës duke sulmuar me thikë 4 besimtarë.

    Mësohet se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

    Mediat në Shqipëri, raportojnë se i njëjti person ditë më parë ishte në kërkim edhe për një plagosje me thikë, që ja kishte shkaktuar një qytetari, duke e qëlluar në këmbë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!