×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Monika: Me Ilir Metën në shtëpi s’bëj politikë, por…

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 22:51

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pohuar se partinë e drejton ajo dhe presidenti Ilir Meta që është bashkëshorti i saj nuk mund të ndërhyjë.

    “Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj. A kam folur me të për krizën? Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur me të për krizën. Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët. Si kryetare e LSI-së asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë vendimet”, ka deklaruar Kryemadhi në Klan. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!