×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Morrën kredi për t’u bërë me fëmijë, historia emocionuese e çiftit që sot kanë trinjakë

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 11:15

    Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës. Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.


    Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “ Vizioni I Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të endrrës së tyre të kahershme , ndonëse me kredi.

    ”Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk I kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë I ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione.

    “Deri tani paskemi jetuar nje jete boshe, pa kuptim, pa nje motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjehere se cfare gezimi do te ishte. I mbaj ne duar dhe ende nuk me besohet qe jane te mite”, vijon Etleva.

    Të dy prindërit e rinj janë aktualisht të papunë e ndërkohë që duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e tyre, ata duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën pikërisht për të realizuar endrrën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!