×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Moti për ditën e sotme në Shqipëri

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 8:36

    Sipas MeteoAlb vendi gjatë paradites karakterizohet kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të theksuara në zonat Veriore.


    Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime për zonat perëndimore por vranësira të herë pas-hershme do kenë zonat malore.

    Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.

    Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

    Rajoni dhe Evropa

    Moti i kthjellët dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë Evropën Juglindore dhe Gadishullin Iberik. Gjithashtu dhe qendra e kontinentit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta.

    Ndërsa në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu mbeten vendet Nordike, Britania e Madhe dhe brigjet e Detit të Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!