×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Muaji i Ramazanit ul vaksinimet, besimtarët myslimanë refuzojnë ta marrin në agjërim

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:41

    Muaji i Ramazanit ul vaksinimet kundër koronavirusit në Shqipëri. Silva Bino pohon se në këtë periudhë agjërimi, besimtarët po refuzojnë marrjen e dozave anti-covid.


    Gjatë një studimi të prezantuar pranë Akademisë së Shkencave, Silva Bino deklaroi se 60% e shqiptarëve e pranojnë vaksinimin kundër koronavirusit.

    Aktualisht 11% e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 20 mijë persona, kryesisht mjekë dhe infermierë i kanë marrë të dyja dozat.

    Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit nuk përjashtoi problemet e shfaqura pas vaksinimit, si me Pfizer ashtu dhe me llojet e tjera. Edhe pse nuk dha shifra të incidenteve të ndodhura në vend, këto po verifikohen nga një grup specialistësh.

    Deri tani, janë administruar mbi 350 mijë doza vaksinë anti-covid. Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik po kryen studim mbi efektivitetin e vaksinës te personeli mjekësor në 5 spitale jo covid në Tiranë dhe rrethe. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezultojnë mjekë dhe infermierë të infektuar pas dozës së dytë të Pfizer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!