×
  • Lajme
  • Shqipëria

    NATO i dhuron 60 respiratorë Shqipërisë për pacientët e shtruar me coronavirus

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 18:32

    NATO i dhuron Shqipërisë 60 respiratorë për pacientët me coronavirus. Lajmin e ka bërë me dije ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook, ku flet për aleancë dhe bashkim në luftën kundër Covid. Dorëzimi i respiratorëve i është bërë ministrisë së Mbrojtjes, me në krye Olta Xhaçkën.


    Në faqen zyrtare të NATO-s, bëhet me dije se: Gjatë tetorit / nëntorit 2020 Aleatët e NATO-s Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po marrin dhjetëra ventilator dhe një total prej rreth 1,5 milion euro në pajisje mjekësore përmes Fondit të Mirëbesimit të Përgjigjes Pandemike.


    Njoftimi i plotë:

    Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale.

    https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157775999035838

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!