×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndahet nga jeta drejtuesi i lartë shqiptar i policisë, kishte 38 vite në shërbim

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 19:28

    Këtë të martë i është dhënë lamtumira e fundit njëri prej drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, i cili pësoi një atak kardiak.


    Fred Agastra, 58 vjeçar, humbi jetën pas një shërbimi prej thuajse 40 vitesh në policinë e shtetit.

    “Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë.

    Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare.

    Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit.

    I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në postimin e Policisë së Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!