×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetari mbyll derën me silikon që të mos i futet uji në shtëpi

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 8:09

    Përmbytjet e ditëve të fundit e kanë detyruar një qytetar në Durrës të mbyllë derën e shtëpisë së tij me shkumë. Banori e ka parë si mundësinë e vetme për të parandaluar që uji të futet në banesë.


    “Shtëpinë sa e kam rregulluar se në 2016 m’u prish. Asnjë lloj dëmshpërblimi nuk kam marrë”, thotë ai.

    Rasti është denoncuar nga kreu i degës së PD, në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, i cili ka shkuar për të vizituar këtë familje.

    “I gjithë mundi dhe djersa e një jete të tërë, këtij qytetari i shkon dëm nga përmbytja që vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe moskujdedjes së Qeverisë”, shkruan Xhaferaj, ndër të tjera.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!