×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndodh në Tiranë: Polici qëllon me pistoletë një qytetar gjatë patrullimit për respektim kufizimit të lëvizjeve për coronavirus

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 12:53

    Zbardhen detaje nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku u raportua për plagosje me armë zjarri me dy persona të plagosur.


    Në një deklaratë për mediat ka folur kreu i policisë së Tiranës Rebani Jaupi, i cili ka treguar dinamikën e ngjarjes.

    Një qyetar ka kundërshtuar me armë një efektiv të policisë, i cili i ka kërkuar lejen e daljes. “Ai ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar, me fjalët do të qëlloj”- tha Jaupi.

    Sipas tij, pas kësaj, qytetari ende i paidentifikuar, që thuhet se është me rrezikshmëri të lartë, ia ka mbathur me vrap.

    Polici, efektiv i Shqiponjave, e ka qëlluar me armë në pjesën e këmbës.

    “Në rrugë ka qenë dhe një kalimtare, e cila ka marrë një plumb po në pjesën e këmbës. Të dy janë dërguar në spital”, theksoi drejtori Jaupi për mediat në Shqipëri.

    Gjithnjë sipas mediave atje, policia i kishte kërkuar qytetarit të ndalojë dhe të tregojë nëse kishte leje për lëvizje në qytet, por ai nuk i është bindur urdhrave të policisë, dhe ka futur dorën në një çantë, ku dyshohej se mbante një armë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!